
Vijon të thellohet skandali i publikimit të të dhënave private të shtetasve shqiptarë.
Sot ka qarkulluar po në të njëjtin format në excel, një databazë me targat e mbi 530 mijë qytetarëve.
Pas hedhjes në publik të të dhënave si identiteti, numri i ID, numri i telefonit, paga dhe nipti i institucion që paguan, sot janë shpërndarë targat.
Në to përmbahen me detaje përtej targave, edhe marka e automjetit, modeli i tyre dhe ngjyra.
Kjo është rrjedhja e tretë masive e informacioneve brenda tre ditëve në Shqipëri.
Prokuroria e Tiranës, ka bërë me dije që prej 22 dhjetorit se kanë nisur hetimet mbi ngjarjet. Mirëpo, ende nuk ka një njoftim zyrtar se kush po hetohet dhe kush është i dyshuar.



