Lavrov zbulon nga Kina zgjidhjen e problemit të sanksioneve perëndimore

Lavrov zbulon nga Kina zgjidhjen e problemit të sanksioneve perëndimore

Rusia dhe Kina janë në gjendje të kapërcejnë problemet që dalin nga sanksionet perëndimore duke përdorur formate shumëpalëshe, si BRICS dhe Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), tha të martën Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili ndodhet në një vizitë dy-ditore në Kinë.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas një takimi me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, kryediplomati rus tha se homologu i tij ka dalë me një formulë për anulimin e efektit të sanksioneve.

“Kolegu im foli në detaje për boshllëqet specifike ekonomike që dalin si rezultat i politikës së paligjshme të sanksioneve të njëanshme dhe të cilat ne do t'i zgjidhim brenda kornizës së BRICS dhe brenda SCO-së”, tha Lavrov.

BRICS, që më parë përbëhej nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, është zgjeruar tanimë me shtete të tjera.

Pesë vende të tjera, Etiopia, Arabia Saudite, Irani, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe iu bashkuan grupit në fillim të këtij viti.

Në përgjigje të sanksioneve perëndimore, Rusia ka diversifikuar tregtinë e saj të jashtme në tregun Azi-Paqësor, me Kinën që shfaqet si një lojtar kyç. Vitin e kaluar, tregtia Rusi-Kinë u rrit në një nivel rekord prej 240 miliardë dollarësh, duke tejkaluar objektivin prej 200 miliardë dollarësh të vendosur nga dy qeveritë, sipas të dhënave të doganave kineze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy