
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se i është hapur rruga Vetingut dhe krijimit të Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë. Përmes një konference për mediat kreu i qeverisë së Kosovës tha se Komisioni i Venecias konfirmoi qeverinë sa i takon çështjeve të lartpërmendura.
Jam këtu për të prezantuar fillimin e reformës substanciale në sistemin gjyqësor, Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, të dy këto të vlerësuara lartë edhe nga Komisioni i Venecias, që Qeverisë së Republikës së Kosovës ia ka falur besimin e plotë profesional për të jetësuar reformën e premtuar”.
Kryeministri i Kosovës e konsideroi të domosdoshëm si procesin e Vetingut ashtu edhe konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme.
Vettingu është i domosdoshëm, sikurse edhe konfisikimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, sot fillojmë jetësimin e punës njëvjeçare të Ministrisë së Drejtësisë në realizimin e këtyre poceseve jetike për Kosovën me përkrahjen e Komisionit të Venecias”.



