“Vendim skandaloz”, Alibeaj: Do kallëzojmë gjyqtarin që njohu Kuvendin e Berishës

“Vendim skandaloz”, Alibeaj: Do kallëzojmë gjyqtarin që njohu Kuvendin e Berishës

Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj e ka konsideruar si skandaloz vendimin e gjyaktës për të njohur Kuvendin e Sali Berishës.

Alibeaj deklaroi se gjyqtari ka marrë një vendim pa prova dhe dosje, duke shtuar se do të ketë një kallëzim penal ndaj Agron Zhukrit. 

Për mua është një vendim në nivelet e skandalit. Gjyqtari ka deklaruar njohjet e veta, anësinë në proces. Gjyqtari në tejkalim të ligjit ka marrë nën shqyrtim të çështjes. PD ka bërë ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor. Çështja është në Apel bashkë me të gjithë dosjen, të gjithë provat. Gjyqtari sot ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje. Pa pasur palë. Janë këto elementë që lind detyrimi për të paraqitur një kallëzim penal për gjyqtarin, të cilin e kam autorizuar. Do të ushtrojmë ankim. Vendimi merr formë të prerë vetëm kur shqyrtohet nga Gjykata e Apelit. Të presim Gjykatën e Apelit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy