Nazarko: Kriza do sjellë probleme për qeverinë, do na tregojë një të ardhme që e kemi gatuar keq (VIDEO)

Nazarko: Kriza do sjellë probleme për qeverinë, do na tregojë një të ardhme që e kemi gatuar keq (VIDEO)

Analisti Shpëtim Nazarko nga studio e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me protestat për rritjen e çmimeve për të cilat u shpreh se krizat e tilla zgjidhen përmes projekteve të mëdha.

Ai deklaroi se një krizë e tillë do të sjellë probleme të mëdha për qeverinë e Ramës, ndërsa theksoi e kjo krizë çon në elementin fundor punën e fermerëve në vendin tonë.

Sipas tij qeveria duhet të mbajë përgjegjësi pasi Rama nuk mund të justifikohet se kjo që po ndodh është një krizë që ka prekur gjithë botën. Ajo që po ndodh sipas Nazarkos vjen edhe si pasojë e një Ballkani i cili ka qenë gjithmonë i keq qeverisur.

Krizat shfaqin atë çfarë situatash ke krijuar për vite të tëra. Mos qeverisja me rregulla ndikon tek kriza. Besoj se Rama shkon me një opinion të përgjithshëm se kjo krizë nuk është vetëm në Evropë por në të gjithë botën. Nga ana tjetër ai e di jetëgjatësinë e krizës dhe është kjo ajo që duhet të ketë frikë Rama sepse çmimet e karburanteve ajo që po ndodh tani është gjej shesh dhe bëj përshesh. Kriza që besoj do jetë e gjatë do sjellë akoma probleme më të mëdha për qeverinë Rama. Shqipëria është e detyruar të luaj si macja me miun në situata krizash.  Krizat duhet të shërbejnë për të parë në çfarë gjendje je dhe si mund ti përballosh ato që vijnë nesër gjë që ne se kemi bërë. Ballkani është një tel që vibron vazhdimisht dhe që është keq qeverisur.

Ndërsa lidhur me pjesëmarrjen në protestë, Nazarko u shpreh se shoqëria civile është produkt i autoriteteve morale dhe se sipas tij nuk mund të udhëheq popullin çdokush. Ai tha se fermerët po punojnë sot në mesjetë, ndërsa theksoi e kjo krizë do të jetë e gjatë dhe se Ukraina është vetëm një shkak pasi kjo krizë do të tregojë një të ardhme që e kemi gatuar keq.

Ajo që vë re unë nuk po e them shoqëria civile është produkt i autoriteve morale, s’mund të udhëheq popullin çdokush. Por situata e fermerëve është absolutisht shumë e keqe, e detyrojmë fshatarin si në mesjetë të mbjellë korrë dhe ta çoj vetë në treg. Duke copëzuar tokën kemi bërë çmimet e shtrenjta. Bujqësia jonë është e rangut mesjetare. Unë përulem dhe i heq kapelen fermerëve të Shqipërisë që po punojnë si në mesjetë. Kjo krizë nuk do të jetë kaq e shkurtër, Ukraina mund të jetë sebepi, por ne do të kemi kohë të vëmë re në këtë krizë një të ardhme që e kemi gatuar keq. Qeveritë e Shqipërisë kanë vjedhur të ardhmen e popullit të vetë dhe në këtë pikëpamje i them Ramës të heqë dorë nga kjo qeverisje elegante.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy