
Një tjetër kullë do t’i shtohet kryeqytetit. Sipas zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, një kullë 24-katëshe do të ndërtohet në në zonën mes Sahatit dhe Bashkisë së Tiranës. Zhupa thotë se kryebashkiaku Veliaj po i hap rrugë pushtimit të një tjetër hapësire publike, duke dhënë leje për ndërtimin e një kulle, e cila është projektuar nga e njëjta firmë që projektoi ndërtimin e sheshit “Skënderbej”.
“Kulla e radhës e Erion Betonit do jetë 8 metra larg Sahatit të Tiranës, dhe 8 metra larg Bashkisë Tiranë. Ajo do jetë me 24 kate e mbi 77 metra e lartë dhe në shërbim të familjës së shefit të tij dhe interesave të mafias së ndërtimit dhe pastrimit të parave të pista. Këshilli Kombëtar i Territorit me vendimin nr. 10 datë 2.2.2018 ka miratuar lejen e zhvillimit për objektin kullë 24 kate e quajtur “Book Building”. Po kush është projektuesi i kësaj kulle që ka marrë lejen nga qeveritarët? Firma 51N4E e cila njihet për publikun shqiptar si firma e lidhur me kryeministrin, ku punon vajza e tij (e bashkëshortes Linda) Rea Xhillari, po ashtu si firma që projektoi ndërtimin e sheshit Skenderbej. Pikërisht kjo firmë e lidhur me Ramën ka marrë leje për të projektuar ndërtimin e një kulle prej 24 katëshe, ngjitur me Sahatin e Tiranës, dhe godinën e Bashkisë Tiranë”, shkruan Zhupa në profilin e saj në “Facebook”.
Zhupa thotë se qytetarët e Tiranës nuk do të lejojnë që shkatërrimin e saj. “Sipas planit në mendjen dhe në xhepat e Veliajt e Rames e gjithë zona aty do të mbushet me kulla. Siç kanë dhënë këtë leje, parashikojnë të tjera te pjesa e Teatrit, rreth e qark sheshit “Skënderbej”, prapa Hotel Tiranës. Por qytetarët e Tiranës nuk do e lejojnë këtë masaker. Erion Veliaj nuk do ketë shansin të shkatërrojë përfundimisht Tiranën”, shkruan Zhupa.
Dokumentet zyrtare që vërtetojnë kullën e radhës:
1. “Dokumentin e veçantë të lejes zhvillimore” ku janë miratuar kriteret e lejes zhvillimore.
2. Vendimin nr.10 datë 2.2.2018 të Keshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e lejes.
3. Faqen 5 të dokumentit të veçante te lejes, ku është caktuar zona TR1 si zonë zhvillmi për ndertimin e kulles.
4. Faqen 10 të dokumentit të veçantë është pasqyruar pamja tre dimensionale e Kullës dhe realiteti i godinave ekzistuesese në qendrën e Tiranës.
5. Faqen 13 të dokumentit të veçantë pasqyrohet gjatësia e Kulles dhe lloji i destinacionit të ambjenteve ku përfshihen banim, ambjente biznesi, hoteleri, zyra shërbimi etj.
6. Faqen 17 të dokumentit të veçantë pasqyrohet pamja vizuale e projektit të Kullës, sipërfaqja e përgjithshme e truallit 4639.8 m2, siperfaqja e truallit të zënë nga struktura 3178 m2, ku siperfaqja e përgjithshme e ndertimit do të jetë 26692 m2, gjatësia e Kulles mbi 77 metra.
7. Faqen 18 te dokumentit te veçantë percaktohen distancat ndërmjet Kulles dhe godinave ekzistuese që janë: 8.4 metra me Sahatin e Tiranës dhe 8.7 metra nga godina e zyrave aktuale të Bashkisë Tiranë.
8. Dokumentin nga web që vërteton marredhënien e punës ndërmjet Rea Xhillarit (vajaza e bashkëshortes së Kryeministrit Rama) dhe kompanisë projektuese 51N4E që ka projektuar Kullen.



