Meksi: Situata në PD më keq se kurrë, mundësia më e mirë për tu reformuar

Meksi: Situata në PD më keq se kurrë, mundësia më e mirë për tu reformuar

Avokati Redon Meksi i ftuar në emisionin Bilardo në MCN TV ka folur për situatën në Partinë Demokratike për të cilën u shpreh se ajo sot është më keq se sa mund të ketë qenë ndonjëherë, ndërsa theksoi se kjo mund të jetë dhe një mundësi e mirë për të që të reformohet.

Sipas tij, shanset janë që PD të bashkohet pasi ai nuk sheh si kryetar as Bashën dhe as Berishën.

PD sot është më keq se çka qenë kurrë, kolltuqet janë ata që kanë qenë në dyja kryesitë, njerëz që nuk prodhojnë dot politikë, shumica. Fakti që nuk kemi parë asnjë kundërshtim nga vendimet e kryetarit në ato kryesi, qofte dhe kryesi në përfundim nuk shohim asgjë dhe nga ana tjetër kjo është një mundësi shumë e mirë për tu reformuar.

Nëse njerëzit e aftë të së djathtës bashkohen bashkë në një PD se këta e quajnë dy, po për mua nuk është kryetar as Basha dhe as Berisha, këto janë të manipuluar, zgjidhja do vinte nëse shumë mirë bëhet reformimi i PD nga e para. A do ndodhi, shanset janë. Optimist jam se me shkatërrimin që po i bëhet opozitës do arrihet në fund fare një bashkim. Shpresoj që ne opozitarët e rinj të ofrojmë shpresën e munguar për qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy