Përmbytet edhe xhamia e Plumbit në Vlorë/ Dredha: Do të marrim masa për të kompensuar qytetarët

Përmbytet edhe xhamia e Plumbit në Vlorë/ Dredha: Do të marrim masa për të kompensuar qytetarët

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në një deklaratë për mediat tha se strukturat po përgatisin një database, për të marrë masat për kompensimin e qytetarëve për dëmet që janë shkaktuar nga përmbytjet në qytet.

 Ka zona ku mund të ketë ankesa nga qytetarë, por reagimi ka qenë maksimal. Është edhe numri i mjeteve që na kufizon të reagojmë në moment në çdo segment, po e kemi marrë me prioritete, aty ku prezenca e ujit është më e madhe, aty ku ka akses më të madh të qarkullimit të mjeteve duhet ët reagojmë më shpejt, një rast është edhe këtu ‘Albano dhe Romina’. Rast që përsëritet çdo vit sa herë ka prurje reshjesh më shumë se normale, ka rënë 1800 mm shi, baraz me një muaj shi.

Janë gati 55 banorë që janë evakuuar, janë asistuar me veshmbathje dhe ushqime. Jemi duke bërë database me informacionet që kemi për të marrë masat për suportin financiar, për kompensimin, për dëmet që janë shkaktuar në banesa.

Korrespondenti i MCN Tv në Vlorë, Edi Ruçi raporton se është përmbytur edhe xhamia e Plumbit në qendër të qytetit.

Uji ka hyrë në brendësi të territorit të xhamisë së Vlorës por edhe në brendësi te saj duke shkaktuar shumë dëme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy