Shfuqizimi i neutralitetit, çfarë do t’i ndodhë së shpejti internetit në SHBA

Shfuqizimi i neutralitetit, çfarë do t’i ndodhë së shpejti internetit në SHBA

Një vendim i pritshëm i Komisionit Federal për Komunikacionin në SHBA po shihet me shqetësim nga ekspertë të fushës dhe shoqëria civile. Fjala është për votimin e një urdhri që do të shfuqizojë neutralitetin e internetit dhe ta vendosë të ardhmen e tij në duart e gjigantëve si “Verizon” dhe “AT&T” dhe disa korporatave të tjera të fuqishme.

Komisioni që merr vendimin kontrollohet nga republikanët, çka e bën pothuajse të sigurt shfuqizimin e urdhrit.

Po cilat janë pasojat e votimit që do të shfuqizojë rregullin e vendosur nga Obama? Dy prej kundërshtarëve më të fortë, komisionerët Jessica Rosenëorcel dhe Mignon Clyburn, shpjegojnë se si do të ndryshojë interneti pas vendosjes së rregullit të ri.

Ata thonë se në lidhje me këtë ndryshim nuk janë bërë dëgjesa publike.

Demokrati Mignon Clyburn, i cili është parë shpesh në protestat e organizuara për këtë çështje, shpjegon efektet e shfuqizimit të neutralitetit.

“Më të dëmtuarit do të jenë shtresat e margjinalizuara si komunitetet me ngjyrë, që mbështeten në platforma si interneti për të komunikuar, pasi mediat tradicionale nuk shohin interes në pasqyrimin e problemeve të tyre. Bota mori vesh për Fergusonin apo Misurin vetëm pasi u rrit trendi i hashtagut. Ishte kjo platformë  vendi ku filluan të tregohen histori që u refuzuan nga mediat tradicionale. Kanë qenë pikërisht mesazhet në këto platforma që kanë bërë të mundur komunikimin e aktivistëve që janë aktivizuar për drejtësi pa pasur pengesa”, thotë Clyburn.    

Kufizimi i neutralitetit dhe efektet te përdoruesit

Vitet e fundit, interneti është kthyer në një motor të fuqishëm që ka gjallëruar tregtinë, ekonominë, por edhe jetën sociale. Sidomos në SHBA, interneti është bërë një shtysë e jashtëzakonshme e ekonomisë. Kjo falë rregullave që përcaktojnë përdorimin e tij. Praktikisht, ai është tërësisht i hapur. Kjo do të thotë që përdoruesi mund të lundrojë lirshëm online pa ndërhyrjen e shpërndarësit. Pra, një përdorues mund të krijojë komunitete të tëra që shkojnë përtej kufijve gjeografikë pa kufizime fizike dhe mund të shpërndajë idetë e tij në të gjithë botën.

Nëse vendoset kufizimi i neutralitetit, kompanitë e mëdha të shpërndarjes së internetit me bandë të gjerë do të fitojnë pushtet të jashtëzakonshëm. Ato do të kenë mundësinë për të bllokuar faqe interneti apo për të censuruar përmbajtje të caktuara. Po ashtu, ato mund të favorizojnë kompani partnere, duke cenuar cilësinë e shërbimit për të tjerët.

Shpresat te konkurrenca, por a ka të tillë?

Nëse efektet do të jenë negative si te konsumatorët e thjeshtë, edhe te bizneset, është logjike që shumë t’i kthejnë sytë nga konkurrenca. Por sipas të dhënave të vetë Komisionit Federal për Komunikacionin, tregu i internetit me bandë të gjerë nuk është konkurrues.

Gjysma e abonentëve familjarë në SHBA nuk mund ta zgjedhin vetë shpërndarësin. Pra nëse shpërndarësi ekzistues vendos t’u bllokojë disa faqe, ata nuk kanë ku të ankohen. / GIZMODO /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy