Pas protestës së opozitës në 16 shkurt, një ditë më pas, lideri demokrat Lulzim Basha vendos t’i propozojë grupit parlamentar demokrat dhe forumeve më të larta të PD-së, djegien e mandateve të deputetëve demokratë në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu demokrat e cilëson protestën e së shtunës si referendum qytetar për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.
Ndërkohë nëpërmjet një mesazhi në Tuiter, në lidhje me protestën e djeshme ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
“Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE”, ka shkruar ai.
Opozita ka bërë me dije nga ana tjetër do të vijojë sërish protestën këtë të enjte.



