Caktohen dy prokurorët që do hetojnë dosjen 184 në Dibër

Caktohen dy prokurorët që do hetojnë dosjen 184 në Dibër

Rifat Kojku e Belina Zeneli do të jenë dy prokurorët që do të hetojnë dosjen 184, të caktuar me urdhër të drejtueses së prokurorisë në Dibër.

Prokuroria për Krime të Rënda hoqi dorë nga hetimi i dosjes së bujshme 184, ku zyrtarë të lartë socialistë dëgjohen në përgjime në biseda për blerjen e votës, në zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë e Dibrës në shtator të 2016.

Vendimi për shpalljen e moskompetencës u firmos nga prokurori Klodian Braho në muajin korrik, në heshtje të plotë, teksa vendi ziente nga debati për zgjedhjet e 30 qershorit, që u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës.

Institucioni i Krimeve të Rënda argumentoi se në këtë çështje nuk kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, e për këtë shkak dosja nuk është në kompetencën e Krimeve të Rënda për ta hetuar.

Në përgjimet që u publikuan nga BILD, dëgjohen eksponentët e lartë të maxhorancës, që nga kryeministri i vendit, Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish deputetët, Pjerin Ndreu e Artan Gaci, funksionari i policisë, Arben Keshi si dhe zyrtarë lokalë në Dibër.

Dosja 184 u transferua nga Tirana në Dibër, pasi prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy