Ambasadori rus: Moska mund të marrë pjesë në dialog me Kosovën nëse Beogradi e fton atë

Ambasadori rus: Moska mund të marrë pjesë në dialog me Kosovën nëse Beogradi e fton atë

Moska mund të marrë pjesë në procesin e dialogut për Kosovën, vetëm nëse shfaq interesim Beogradi dhe merr një thirrje nga Serbia.

Kjo është deklarata e ambasadorit rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko në pyetjen e të përditshmes serbe “Novosti”.

Ai po ashtu theksoi se formati i dialogut duhet të ndryshohet në mënyrë që në të, përveç BE-së, të përfshihen direkt edhe përfaqësuesit e Rusisë, SHBA-së dhe fuqive të tjera të mëdha.

“Aktualisht nuk shohim parakushte për bisedime efikase”, tha ai.

“Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, me Rezolutën 122 të Këshillit të Sigurimit”, shtoi Kharchenko.

Në pyetjen nëse Moska mund të mbështesë një zgjidhje që mund të shkojë në drejtim të korrigjimit të kufijve, nëse rreth kësaj pajtohen të dyja palët, Kharchenko tha: “Për ne nuk mund të ekzistojë korrigjimi i kufijve mes dy shteteve sepse nuk e njohim Kosovën. Tani Kosova është krahinë si pjesë e Serbisë. Në fund do ta mbeshtesim çdo mundësi të dakorduar  me të cilin merren vesh Beogradi dhe Prishtina. Vetëm një zgjidhje kompromisi mund të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i KB”, pasqyron mendimin e Moskës zyrtare, ambasadori rus në Beograd.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy