Protestë e dhunshme në selinë e PD-së (VIDEO)

Protestë e dhunshme në selinë e PD-së (VIDEO)

Ashtu siç dhe ishte paralajmëruar, protesta kombëtare e thirrur nga Sali Berisha para selisë blu është shoqëruar me incidente.

I pari që mbërriti në fakt në PD ishte vetë Lulzim Basha i cili në hyrje përshëndeti i buzëqeshur përfaqësuesit e medias për të vijuar më pas me mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve të lajmëruar në orën 11:00.

Mbështetësit e Berishës nuk pritën për ish-kryetarin e PD dhe u mblodhën para selisë 2 orë para, duke shembur edhe derën kryesore, por duke mos depërtuar më shumë se kati i parë.

Nga ana tjetër ish-kryetari Sali Berisha duke u nisur për në selinë blu i bëri thirrje demokratëve të vetëpërmbahen dhe shmangen dhunës.

Gjithsesi vetëpërmbajtja zgjati shumë pak, pasi disa mbështetës të Sali Berishës u konfrontuan me Roland Bejkon i cili po hynte për në seli. Ai u detyrua të largohet mes sharjeve dhe ofendimeve.

Aktet më të dhunshme ndodhën në katin e dytë të selisë, aty ku disa demokratë tentuan të hynin nga dritaret, por u përballën me gazin lotsjellës. Madje një prej mbështetësve të Berishës u plagos në kokë.

Pas disa orësh protestë, disa deputetë të Partisë Demokratike i kërkuan zyrtarisht Policisë së Shtetit ndihmën e uniformave blu dhe këta të fundit treguan gatishmëri. Kët atë fundit kanë shoqëruar e dhe disa persona

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy