Deputeti i PD, Saimir Korreshi, në një intervistë për MCN TV, akuzoi qeverinë se po u jep toka dhe fonde publike oligarkëve nën petkun e “investitorëve strategjikë”.
Ai solli si shembull rastin e bashkëshortit të Olta Xhaçkës, që sipas tij ndërton vila për shitje dhe jo resorte që sjellin turizëm, ndërsa ngriti dyshime për përdorimin e fondeve të IPARD, që në vend t’u shkojnë bujqve, përfitojnë sipas tij njerëz pranë qeverisë.
Korreshi u shpreh se këto praktika kanë krijuar monopol nga oligarkët që “e kanë marrë Shqipërinë në dorë”.
“Në Orikum dhe Rradhimë po shohim toka nga përdorimi në pronësi dhe po u jepen oligarkëve që vazhdojnë të rrjepin qytetarët që nuk bëhen as në qytete të vogla këto % të vogla që jepen.
Emra konkretë, po të shohësh ata që kanë marrë leje për të ndërtuar resorte. Burri i Olta Xhaçkës që u bë investitor strategjikë. Koncepti i investitorit strategjikë është që të sjelli turista, por pyetja ime është a quhesh investitor strategjik duke ndërtuar vila për t’ia shitur privatit dhe jo resorte që i shërbejnë turizmit.
Po lekët e AZHBR që na dolën dhjetëra vila andej nga Zoe Horra, a duhet investiguar kjo gjë? Sepse është bllokuar investimi për IPARD-3 për këtë gjë dhe mijëra bujqë janë duke pritur për të ardhura. Me gjithë këto kritere që kanë vënë këta të AZHBR, në të vërtetë vetëm oligarkët janë ata që i përfitojnë.
Këtu dhe Samir Mane me shokë ka hyrë, marrin fonde për ndërtim për kantinë vere apo magazine- siç është rasti i bashkëshortit të ish-kryetares së bashkisë Divjake.
Faktikisht kanë marrë ata që nuk kanë lidhje fare me bujqësinë, por kanë marrë ata që kanë lidhje me qeverinë apo me vendosje të ministres drejtpërdrejtë. Këta kanë përfituar nga fondet që ia vari në qafë Ilir Bejqas pasi e akuzoi për te mjekësia. Mendoj që të gjithë oligarkët që kanë hyrë kudo kanë në dorë Shqipërinë dhe e kanë kthyer në monopol.”



