Rinis në 21 gusht regjistrimi në klasë të parë dhe të dhjetë, afati deri në 1 shtator

Rinis në 21 gusht regjistrimi në klasë të parë dhe të dhjetë, afati deri në 1 shtator

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditura datat e regjistrimit në klasa të para dhe të dhjeta, për të gjithë ata që nuk kanë arritur ta bëjnë këtë gjatë fazës së parë përmes sistemit e-Albania.

Ministrja thekson se me ndryshimet që u miratuam në ligjin për arsimin parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të ️regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.

Kushi thotë se aplikimi përmes e-Albania, nis nga 21 gusht deri në 1 shtator, edhe për fëmijët që ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç dhe dëshirojnë të nisin klasën e parë.

Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.

Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy