Avokati Ervin Karanxha i cili ka qenë prokuror i çështjes së 21 Janarit për 20 ditë, thotë se dikush i ka pamjet që janë fshirë nga serveri i kryeministrisë.
Ai deklaroi për edicionin e lajmeve në MCN TV se marrja në pyetje e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, është shumë e vonuar, pasi ndodh pas 15 vitesh.
Sipas tij, hetimi i SPAK mund të nxjerrë dhe fakte të tjera lidhur me ngjarjen ku u vranë katër protestues.
Për deklaratën e zotit Berisha pas dëshmisë në SPAK, konstatoj se bëhet fjalë se zoti Berisha duhet të ishte pyetur para 15 vitesh, se pas kaq vitesh është një kohë shumë e gjatë. Pyetja e dëshmitarit pas 15 vitesh është kohë shumë e gjatë.
Faktet penale duhet të hetoheshin nga Prokuroria e Përgjithshme e cila kishte kompetencën për zyrtarët e lartë në atë kohë. Dhe SPAK që sot e ka e ka në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë. Duhet të ishte regjistruar çështja penale për zyrtarët e lartë që nga ajo kohë.
Kjo çështje është mbajtur në këmbë nga ankimi i familjes së Aleks Nikës. Ka 15 vjet kjo ecejake që duhet të ishte zgjidhur që në fillim. Ky ngërç është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Çdokush duhet të bëjë detyrën.
Në atë kohë ka qenë prokurore e përgjithshme Ina Rama që duhet të kishte marrë përsipër hetimin. Është sekuestruar dhe libri i ish-Presidentit Bamir Topi, i cili ka hedhur kujtimet e tij për ngjarjen. Ai thotë se ka ardhur ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe më ka thënë që të ndërhyjë te kryeprokurorja Ina Rama që të ndërhyjë për të mos arrestuar gardistët. Pse kanë shkuar te Bamir Topi? Duhet të verifikohet! Çfarë njohjesh personale ka Bamir Topi me Ina Ramën?
Janë dy institucione të pavarura, se çfarë njohje ka Bamir Topi duhet ta hetojë SPAK. Dhe a ka shkuar Basha për çështje të tjera? Berisha tha se nuk e kam orientuar unë Bashën, duhet verifikuar, ndoshta dhe ballafaquar. Se të ndikosh për një çështje, është e paligjshme. Duhet të verifikohet me prova pse është shkuar.
Prokurori Alfred Shehu është në pozitë të vështirë se është një çështje e para 15 vitesh. E vërteta është që serveri i Kryeministrisë që ka filmuar pamjet, është formatuar në mënyrë të tillë që nuk i rikthen dot pamjet.
Nga verifikimet ka rezultuar që janë marrë të dhënat dhe dikush i ka këto pamje filmike. Serveri është ekspertuar në SHBA dhe ka rezultuar se pamjet nuk mund të rikthehen. Çdo provë i vihet në dispozicion organeve të ndjekjes penale në kohë.
I vetmi problem që ka lindur ka qenë për urdhrat e ndalimit, që kanë nisur përplasjet politike dhe deklarimet publike të Berishës ndaj prokurorisë. Se ne i kemi mbledhur provat, janë marrë armët e grupit të zjarrit, predhat te viktimat.
Janë këto prova që janë baza dhe prova thelbësore që po heton sot SPAK. Këqyrja e vendit të ngjarjes është bërë nga Oficerë të Policisë Gjyqësore Tiranë.
Është bërë gjithë këqyrja e vendit të ngjarjes, dhe te pjesa e protestës dhe te pjesa që i korrespondon oborrit të kryeministrisë.
SPAK mund ta thërrasë dhe Ramën të japë deklarim për ngjarjen. Hetimi i SPAK mund të nxjerrë dhe fakte të tjera, dhe aktualisht jemi në fazë hetimi dhe mbledhje provash.



