Emrat/ Grabitën 2 dyqane dhe një servis, arrestohen dy hajdutët serialë në Lezhë

Emrat/ Grabitën 2 dyqane dhe një servis, arrestohen dy hajdutët serialë në Lezhë

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për grabitjen e dy dyqaneve dhe një servisi në Lezhë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shades”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit S. P., 52 vjeç dhe M. K., 51 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Ditën e djeshme, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje, shuma parash, pajisje pune dhe produkte të ndryshme, në 2 dyqane në fshatin Blinisht dhe në 1 servis në fshatin Dajç.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, janë zbardhur 6 raste të vjedhjes në banesa, të kryera më parë nga këta shtetas.

Gjatë kontrolleve në banesat e shtetasve Sokol Pali dhe Marjan Kelaj, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sende të dyshuara të përdorura për kryerjen e vjedhjeve dhe sende të dyshuara të vjedhura.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy