Deliu: Ushtria jonë, e vogël por efikase dhe u përgjigjet sfidave të kohës

Deliu: Ushtria jonë, e vogël por efikase dhe u përgjigjet sfidave të kohës

Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, thotë se investimi në mbrojtje nuk është asnjëherë mjaftueshëm. Megjithatë, sipas tij, Shqipëria edhe pse ka një ushtri të vogël, ajo është efikase dhe u përgjigjet sfidave të kohës.

Deliu tha në MCN Economy se Shqipëria është shembull pozitiv në Ballkanin Perëndimor, pasi ndryshe nga disa vende fqinje është imune nga ndikimi rus.

Duhet të jemi krenarë për anëtarësinë në NATO. Ushtria shqiptare duke qenë pjesë e aleancës ka qenë pjesë e reformave të ndryshme dhe sot e them me krenari se duke pasur një ushtri modeste, ne kemi një investim të zgjuar. Ne kemi një ushtri të vogël, por unë mendoj që do të kemi një ushtri efikase që u përgjigjet sfidave. Sfida kundër terrorizmit është një sfidë shumë e madhe. Shqipëria investon në forcat e parandalimit.

Ushtria shqiptare ka pasur rritje pagash për të gjithë dhe pritet një rritje deri në korrik me 20%. Do të jetë një premtim i mbajtur. Është shpenzuar goxha buxhet për pajisje dhe armatim të ri. Sot forcat speciale janë më të motivuar dhe më të mirëpajisur. Armatimi dhe pajisjet janë të kushtueshme. Ne si vend anëtar i NATO-s kemi pasur detyrime për të rritur kapacitetet tona. Mendësia politike e liderëve politikë në Europë nuk ishte menduar kurrë, lufta është shumë pranë dhe ne duhet të forcohemi. Lufta në Ukrainë tregoi se paqja nuk është diçka e arritur plotësisht, por ne duhet të marrim masa. Politika shqiptare ka kuptuar se duhen forcuar kapacitetet, të blihen armatime të reja dhe të investohet që ushtria shqiptare t’u përgjigjet sfidave.

Të investosh në mbrojtje nuk është asnjëherë mjaftueshëm. Ne duhet ta shohim mbrojtjen si një kriter që na siguron ekzistencën. Shqipëria në rajon ka luajtur rol stabiliteti, është partner i denjë për NATO-n. Investimi në mbrojtje sjell akoma më shumë garanci që Shqipëria është shembull për gjithë Ballkanin Perëndimor. Nuk ka problemet që ka p.sh. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, ku ndikimi rus është shumë më i madh se në Shqipëri. Shqipëria ka treguar se është properëndimore, është në rrugën e duhur dhe me investimet që bën në mbrojtje do të thithim edhe investime strategjike. Ka shumë vende që ushtrinë e kanë fitimprurëse. Ne kemi një traditë ku në Shqipëri janë prodhuar municione dhe armatim.

Qeveria ka prioritete. Para disa vitesh kishim reformën në drejtësi. Sot administrata është më e kontrolluar dhe më e kujdesshme për shkak se reforma në drejtësi po jep rezultatet e veta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy