Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, është vënë në prangat e policisë së Tiranës me qëllim ekstradimi.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në Tiranë u bë i mundur arrestimi i Bledar Mansakut, 50 vjeç, banues në Tiranë.
50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Arrestimi provizor i Mansakut u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.



