Ramabaja: Ballkani i Hapur stisje, pa Kosovën nuk mund të quhet i plotë (VIDEO)

Ramabaja: Ballkani i Hapur stisje, pa Kosovën nuk mund të quhet i plotë (VIDEO)

Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja thotë se protestat e opozitës në Maqedoni, janë përpjekjet e fundit për të penguar fillimin e procesit të integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian.

Duke folur për studion e lajmeve të MCN Tv, Ramabaja tha se pas propozimit francez dhe deklaratës së sekretarit amerikan Antony Blinken dhe përfaqësuesit për politikën e jashtme në BE, Josep Borrell, është e qartë që ka lëvizje progresive në drejtim të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.

Është habi më e madhe se pse në Maqedoni, që është pjesë e NATO-s ndodhin këto përplasje. Kemi të bëjmë me përplasje me karakter historik, identitar dhe gjuhësor. Shqiptarët në Tiranë dhe në Prishtinë, pala shqiptare nuk duhet të ngatërrohen mes Shkupit dhe Sofjes.

Përplasjet e fundit të Kryeministrit shqiptar i shoh si të dëmshme dhe pa sens politik. Deklaratat e Blinken dhe Borrel, shkojnë në unison për të trajtuar interesat e përbashkëta.

I pyetur se si një ditë më parë krerët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë kanë rënë dakord për krijimin e grupeve ndër-sektoriale mbi ‘Open Balkan’, ai tha se Ballkani i Hapur është një stisje për të zëvendësuar integrimin në BE.

Sipas tij, ky është konkluzion pas analizave të shteruara jo vetëm të Institutit për Gjepolitikë në Prishtinë.

Është ide që promovon Serbinë si promotare në zhvillim, ndërsa Shqipërinë dhe Maqedoninë si vasale të saj. Është qysh në start iniciativë e dështuar.

Është stisje e kulluar se po rezulton që Beogradi është më shumë i interesuar të dëmtojë procesin e Berlinit, i cili përgatit vendet e Ballkanit Perëndimor për në Bashkimin Europian dhe ka rezultuar se përpjekjet për të krijuar një etnitet të ri si Ballkani i Hapur, pa dokumente dhe programe të mirëfillta, krijimi i sekretariateve të tilla nuk lënë hapësirë të ecet tutje.

Pa prezencën e Kosovës, Ballkani i Hapur nuk mund të quhet i plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy