
Në Ukrainë bie qyteti i parë i madh, Kherson, nyja strategjike që mund t’iu lejojë rusëve që të kontrollojnë një pjesë të rëndësishme të brigjeve të vendit dhe i’u jep mundësinë që të shkojnë drejt qytetit të Odessa, është në duart e Rusisë.
Një lajm i tillë u dha nga kryebashkiaku i Kherson, ndërsa mbi Kiev, vijojnë të bien raketat.
Ndërkohë gjatë natës, shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kiev, pas rënies së alarmit anti-ajror.
Dy të parat ranë në qendër të kryeqytetit ukrainas, ndërsa dy të tjera pranë stacionit të metrosë Druzhby Narodiv.



