Borxhi publik / BB: Në Shqipëri nuk bëhen publike shifrat, të përmirësohen statistikat (VIDEO)

Borxhi publik / BB: Në Shqipëri nuk bëhen publike shifrat, të përmirësohen statistikat (VIDEO)

Banka Botërore së fundmi ka publikuar një analizë të kryer për vendet e Ballkanit Perendimor ku në fokus është borxhi publik, si dhe funksionimi i politikave fiskale në kuadër të uljes së borxhit. Nga të gjitha vendet Shqipëria dhe Mali i zi rezultojnë më shumë problematike, dhe ku borxhi është në nivel shqetësues. Sipas raportit nuk duhet thjeshtë të zbatohen rregullat e tyre të deficitit të përgjithshëm për të zbritur borxhin e tyre nivele të kujdesshme deri në kohën e anëtarësimit të mundshëm në BE, por duhet një angazhim më i fortë. Ekspertët e Bankës Botërore sygjerojnë që qeveritë e shteteve nuk duhet të kufizohen vetëm në objektiva por duhet të angazhohen më fort në këtë drejtim, pasi goditje të ndryshme të paparashikueshme ekonomike mund të penalizojnë vendet. Në këtë kuadër sipas bankës qeveritë duhet të punojnë në kohën kur ekonomia është e stabilizuar dhe të synojnë uljen e borxhit poshtë objektivit të parashikuar.

Po ashtu forcimi i rregullave fiskale është në favor edhe të prespektivave të shtetevpër tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, thuhet në një pjesë tjetër të dokumentit, por për të arritur këtë fillumisht duhet të ndërtojnë politika të shëndosha fiskale, të cilat më pas mund të adoptojnë dhe të respektojnë rregullat fiskale të BE-së. Rregulli kryesor fiskal në Shqipëri është të ul borxhin në 45%, por referuar analizës kjo nuk mjafton pasi të paturit një objektiv nuk do të thotë se ke siguruar sukses. 
“Synimi i borxhit në Shqipëri është gjithashtu mjaft i kujdesshëm, por rregulli i tij i borxhit nuk siguron ndonjë shpejtësi të veçantë drejt përparimit të objektivit. Përparimi i mirë do të kërkojë që të bëni më shumë sesa thjesht të zbatosh rregullin në shumicën e viteve”, citon raporti.

Ashtu si edhe më parë raporti hedh dyshime edhe mbi saktësinë e shifrave të publikuara nga institucionet vendase në lidhje me nivelin e borxhit si dhe kritikon mungesën e transparencës.

“Asnjë ende mund të prodhojë vlerësime të besueshme të borxhit dhe deficitit siç përcaktohen në standardet e BE-së. Për shembull Shqipëria, duhet të përmirësojë statistikat, përfshirë krijimin e statistikave që përputhen me standardet e BE-së, por për momentin informacion mbi aktivet e qeverisë dhe detyrimet jo-borxhe janë zakonisht të papërshtatshme, dhe masat e përllogaritura të deficitit janë të padisponueshme. Informacioni i mirë ka tendencë të mos jetë në mënyrë rutinore të disponueshme për llogaritë e pagueshme, borxhet aktivet jofinanciare, detyrimet e pensioneve dhe detyrimet në koncesione dhe partneritete të tjera publike-private”, thotë raporti.

Një nga sygjerimet e dhëna për të ulur në mënyrë sa më të shpejtë borxhin është të reduktohen shpenzimet si pjesë e PBB, pasi shikohet si një mënyrë për të mbyllur hendekun midis nivelet e lejuara të borxhit dhe deficitit dhe nivelet aktuale kur ato janë mbi nivelet e lejuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy