Sherifi: Alfred Balla nuk i është shmangur vetingut, është produkt i reformës. Vendimi do ankimohet në Strasburg (VIDEO)

Sherifi: Alfred Balla nuk i është shmangur vetingut, është produkt i reformës. Vendimi do ankimohet në Strasburg (VIDEO)

Me 9 vota pro, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi dje pas debatesh të shumta të ndërpresë mandatin e Alfred Ballës, i cili deri tani mbante vendin e kryetarit.

Lidhur me këtë në një lidhje skype me MCN Live avokatja Eva Sherifi u shpreh se vendimi i djeshëm i KPA nuk është përfundimtar dhe se Balla i është nënshtruar një  kontrolli kushtetues.

Ajo tha se organet e rivlerësimit nuk mund të merrnin vendim për Ballën, teksa bënë me dijes e ky vendim do të ankimohet në Gjykatën e Strasburgut. Sipas saj, do të kundërshtohet më tepër vendimi i KPA se sa ai i KPK-së pasi vendimi ishte i shpejtuar dhe i pakuptimtë.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Për të sqaruar është përcjellë vendimi i KPA për shkarkim, në të vërtetë ky vendim që ka vendosur një masë plotësuese ndalimin është një vendim jo përfundimtar. Balla nuk është shkarkuar nga KPA, sepse nuk është vendim përfundimtar. KPA ka vlerësuar se kur është liruar nga detyra, Balla vazhdonte marrëdhënien e punës dhe aplikimi që ai ka bërë pranë KPA është menduar.

Më tej ajo sqaroi se Balla i është nënshtruar një kontrolli kushtetues, një kontroll që bëhet për të gjithë organet kushtetuese dhe këtu duhet të sqarohet se nuk i është shmangur kontrollit në drejtim të elementëve që ushtron KPK apo KPA.

Lidhur me thelbin e vendimit, nuk mund të merrej një vendim për Ballën se nuk kishte më statusin dhe në momentin që nuk merret ky vendim ndërpritet procesi i vlerësimit. Fakti që janë ndarë në vendimmarrje tregon se nuk është dhe aq e thjeshtë pjesa e penalizmit në zbatim të kushtetutës. Hapat që do ndërmerren janë ankimi në Strasburg. Dua të sqaroj se vendimi i KPA do jetë më i rëndësishmi që do kundërshtohet në Strasburg se ai i KPK.

Strasburgu është më shumë përtej asaj sepse ka vend dhe për diskutim sa i përket anës ligjore, gjithsesi këto duhet ti kishte parasysh KPA dhe kjo është tjetër anë. Gjithsesi kjo është efekti i një vendimi të tillë të KPA.

Për mendimin tim personal vendimi ishte pak abuziv, duhet të kishte vlerësuar pak faktin që Balla është zgjedhuar pas bërjes së reformës, dmth Balla ishte produkt i reformës dhe është abuzuar me këtë vendim që dha KPA që nuk është vendim shkarkimi.

Është e dukshme dhe për ju dhe e thjeshtë për tu kuptuar që vendimmarrja ishte e shpejtuar dhe e pakuptimtë. Balla nuk i është shmangur vetingut dhe nuk i është shmangur asnjë vendimmarrje të KLP. KPA ka dhënë një vendim me arsyetim të përmbledhur që nuk duhet ta jepte. Këto janë disa nga elementët që vendimi është i përshpejtuara dhe kur të vijë një vendim i plotë i KPA, vendim i menjëhershëm është ai i shkarkimit.

E pyetur se çfarë fshihet pas kësaj historie, Sherifi këmbëngul që Balla ishte produkt i reformës dhe nuk mendoj se për anën personale do ishte aq i rrezikshëm që nuk konceptohen për një nëpunës publik dhe jo më për një person karriere si Balla.

Mënyra e bërë shpejtë. Në shpejtësi e sipër dhe efektet e vendimit janë të papranueshme dhe s’mund t’ja ndërpresësh financat kur ai ka qenë deri ditën e djeshme në punë. Nuk ishte një vendim shkarkimi me efekt të menjëhershëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy