Tre mjete u përfshinë në një aksident në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë.
Tre persona mbetën të lënduar si pasojë.
Aksidenti ka ndodhur në orën 17:15.
Të plagosur mbetën drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe dy pasagjerët në mjetin e tij.
Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.



