Rama: Në pranverë do të kemi kryesi dhe asamble të re

Rama: Në pranverë do të kemi kryesi dhe asamble të re

Kryeministri Rama paralajmëroi zgjedhje brenda partisë në pranverën e vitit në ardhshëm. Në Kongresin e Jashtëzakonshëm që po mban Partia Socialiste, Rama tha se rinovimi i forumeve të partisë është i domosdoshëm.

“Ne duhet të fillojmë vitin e ardhshëm nisim punën me platformën, duhet të përgatitemi që në pranverë të kemi kongres zgjedhor të PS për një Kryesi të re dhe Asamble të re, sepse ne nuk na shkon që ata që na votojnë të mos kenë besim.

Nuk na shkon më t’i duam nga larg dhe t’i dëgjojmë nga afër vetëm për zgjedhje njerëzit e punës… Nuk na shkon të flasim për akademinë e partisë dhe akoma nuk e kemi ngritur. Duhet të punojmë shumë seriozisht deri në pranverë dhe të vijmë me një plan rinovimi në të gjitha forumet e mëdha të partisë”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy