Referendumi, Këlliçi: Dita do jetë e qetë, pala tjetër vazhdon t’i bjerë murit me kokë

Referendumi, Këlliçi: Dita do jetë e qetë, pala tjetër vazhdon t’i bjerë murit me kokë

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Belind Këlliçi në fjalën e tij pas votimit në referendumin për shkarkimin e Bashës është shprehur se dita do të jetë e qetë dhe në të mirë të demokratëve.

Sot është një ditë shumë e bukur dhe rrallë keni parë këtë masivitet dhe interes nga anëtarësia për të marrë pjesë në një proces të tillë. Është referendumi i parë në 31 vitesh dhe në të 106 qendrat e votimit procesi është i thjesht. Ky referendum mbahet për ratifikimin e pikës 6 të vendimeve të marra nga Kuvendi i 11 dhjetorit, për shkarkimin e ish kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ne berat një anëtar i Partisë Demokratike me kartë anëtarësie që në 19952 me kartë anëtarësi ka ardhur nga Greqia për të votuar. Ne betejën e kemi me Edi Ramën, dhe dita sot do të jetë shumë e qetë. Ka një debat brenda PD-së, për të krijuar një parti Demokratike më të Bashkuar.

Sa i takon përplasjeve dhe kaosit në PD, Këlliçi deklaroi se “Është e vërtetë që ka një debat shumë të fortë në PD. Sigurisht që peshorja anon dukshëm nga njëra anë, nga ajo anë që kërkon hapjen e PD, kërkon një PD më të bashkuar. Unë në këto 12 vite të jetës sime aktive në PD, nuk kam parë kurrë radhë të tilla si sot në një proces të brendshëm të PD, dhe kurrë që qytetarët të qëndrojnë në radhë për të votuar. Keni parë demokratë që kanë ardhur me tesera të viteve 1990. Risia e këtij procesi votimi është që po rikthehen në PD dhe po marrin pjesë qëndrestarë, themelues, që kishin shumë vite pa qenë pjesë e PD.

Pala tjetër vazhdon t’i bjerë murit me kokë. Sot kemi parë skenarë shumë të shëmtuar, si ai te njësia nr.1, ku është hedhur vaj për të rrëshqitur demokratët. Kjo nuk i bëhet as armikut. Kemi parë skenarë si ai në Sarandë, ku është mbyllur selia, është kyçur, dhe komisioni është vendosur jashtë për të zhvilluar votimin. Ne sot kemi të rëndësishëm mbarëvajtjen e procesit. Me të mbaruar procesi, do jetë Kuvendi dhe Komisioni i Rithemelimit që do të vendosin për hapat e radhës. Duhet të dalë rezultati, ta presim me qetësi, për të parë çfarë do të ndodhë nesër”.

Ndërsa i pyetur se “Si ndiheni që Berisha është ‘non grata’”, Këlliçi u shpreh se “Nuk kemi asnjë damkë, përveç një problemi që kemi, që për herë të parë ndodhemi në një mandat të tretë në opozitë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy