Maqedonia e Veriut, një histori suksesi drejt fundit

Maqedonia e Veriut, një histori suksesi drejt fundit

Dimitar Bechev

Nëse Ballkani ka një histori suksesi, ajo është Maqedonia. Në vitet ‘90, vendi u vlerësua për ndarjen e tij paqësore nga Jugosllavia. Kohët e fundit, në qershor 2018, kryeministri i saj, Zoran Zaev, nënshkroi një traktat historik me Greqinë fqinje për të zgjidhur kontestin disavjeçar për emrin "Maqedonia". E emërtuar rishtasi Maqedonia e Veriut, vendi u shpërblye. Për ta thënë shkurt, iu hap rruga e anëtarësimit në NATO si anëtari i 30-të i organizatës. Ndërsa tani, Maqedonia e Veriut tani është në prag të hapjes së bisedimeve të pranimit me Bashkimin Evropian. Mbështetja për institucionet perëndimore te qytetarët është rritur shumë. Më 15 korrik të këtij viti, partia e Unionit Social Demokratik të Zaev fitoi pjesën më të madhe të votave në një palë zgjedhje të kontestuara, të mbajtura në kushtet e pazakonta që ka krijuar COVID-19. Partia do të mbajë dy vende në Parlament më shumë sesa rivali i saj kryesor, një parti e krahut të djathtë të njohur si VMRO-DPMNE dhe ka një shanset për të udhëhequr qeverinë e ardhshme. Ky është një lajm i mirë për BE-në dhe Shtetet e Bashkuara.

Por nëse e sheh nga afër, historia e suksesit në Maqedoninë e Veriut është më pak bindëse. Dhe, mund të thuhet se zgjedhjet hodhën dritë mbi sfidat shumë reale me të cilat përballet vendi.

Nacionalizmi populist u bën thirrje votuesve. E mbështetur nga Viktor Orbani i Hungarisë, i cili e sheh veten si simboli i "demokracisë iliberale" në Evropë, VMRO-DPMNE e mbylli garën me rezultat të ngushtë. Një nga pikat e bisedimeve ishte pakënaqësia ndaj traktatit me Greqinë. Udhëheqësi i partisë, Hristijan Mickoski, dhe përkrahësit e tij e shmangën përdorimin e emrit "Maqedonia e Veriut" gjatë fushatës, dhe ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në opozitë. Në të njëjtën mënyrë, VMRO-DPMNE nuk po bën asgjë kur është fjala për përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet e gjata me anëtarët e BE-së, Bullgarinë, e cila ka bërë presion mbi Shkupin për lëshime në lidhje me atë që të dy palët e quajnë tani "histori e përbashkët",përfshirë trashëgiminë e figurave historike që cilësohen në të dy vendet heronj kombëtarë.

Nacionalizmi populist nuk është monopol i së djathtës. Levica ("e majta") hyri në Parlament me pak më shumë se 4 për qind të votave, që u përkthye në dy vende. Ajo premtoi anulimin e marrëveshjes me Greqinë, tërheqjen e vendin nga NATO-ja, dhe madje edhe anulimin e njohjes së Kosovës.

Korrupsioni gjithashtu vazhdon të jetë një shqetësim i madh. VMRO-DPMNE kapitalizoi skandalet që kishin të bënin me Bashkimin Socialdemokrat, duke përfshirë një rast ryshfeti që implikonte prokuroren Speciale, Katica Janeva, e cila u emërua për të hetuar një rast korrupsioni të nivelit të lartë. Por edhe e djathta vështirë se është më e pastër. Nikolla Gruevski, kryeministër nga 2006 deri në 2016, u akuzua për përvetësim dhe ndikim në tregti dhe u dënua me burg, por i shpëtoi drejtësisë duke gjetur strehim në Hungari. Zyra e Prokurorisë Speciale e Maqedonisë së Veriut, e krijuar nga BE në 2015 si një mënyrë për të hetuar zyrtarë të niveleve të larta, rezultoi një dështim për shkak të aferës së Janeva. Ndërkohë, një ligj i ri që i jep kompetencë prokurorit publik të ndjekë politikanët e korruptuar dhe lidhjet e tyre të biznesit, të cilin ligjvënësit në qeverinë e Maqedonisë së Veriut e miratuan si parakusht për bisedimet e pranimit në BE, nuk e ka provuar ende vlerën e tij. Kabineti i ardhshëm pa dyshim do të mbështesë me retorikë reformën e sundimit të ligjit, nëse vetëm për të kënaqur Evropën, por zbatimi do të mbetet një sfidë.

Pjesërisht, problemet e korrupsionit lidhen me faktin se ekziston një lidhje ndërmjet paqes ndëretnike dhe qeverisjes së mirë. Ndarja e fitimeve të qeverisjes midis përfaqësuesve politikë të grupeve etnike të vendit ka qenë thelbësore për modelin e Maqedonisë së Veriut, madje edhe përpara Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, 2001, që rregullon ndarjen e pushtetit. Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh dhe, në zgjedhjet e fundit, Bashkimi Demokratik për Integrim ruajti epërsinë në komunitetin shqiptar. Dhe tani Bashkimit Social Demokratik i duhet mbështetja e kësaj partie për të formuar kabinetin e ri. Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë është në rolin e kingmakerit. Lideri i saj, Ali Ahmeti, nxori jashtë loje konkurrentët, përfshirë Lëvizjen Besa, e cila është në linjë me Social Demokratët, duke luajtur kartën e nacionalizmit. Partia këmbëngul që Maqedonia e Veriut të ketë kryeministrin e saj të parë shqiptar. Edhe nëse kjo është një dredhi bisedimesh, kërkesa mund të shkaktojë tensione etnike.

Në fund të fundit, Maqedonia e Veriut mund të kthehet drejt Perëndimit, por vetë Perëndimi po pëson ndryshime. Përkushtimi i NATO-s për vendin nuk është vërtet në pikëpyetje, por trajektorja e BE-së është arsye për kujdes. Zgjerimi nuk është më përparësi. Për presidentin francez, Emmanuel Macron, si dhe liderët e tjerë, konsolidimi i brendshëm, duke filluar me reformën e eurozonës, është prioriteti kryesor. Kjo është arsyeja pse Franca vuri veton ndaj fillimit të bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tetorin e kaluar dhe hapi dritën jeshile vetëm pasi Komisioni Evropian ra dakord të rihapte disa marrëveshje tashmë të mbyllura me Maqedoninë. Samiti BE-Ballkan Perëndimor në maj - i kryer nëpërmjet video konferencës – u përqendrua më shumë te "perspektiva evropiane" sesa te anëtarësimi, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re në rajon. Në përgjithësi, ka një shans që Maqedonia Veriore të mbetet në procesin e bisedimeve për një pjesë të madhe të dekadës së ardhshme. Zelli dhe gatishmëria e saj reformiste për të përmbushur kërkesat e Brukselit mund të zbehen me kalimin e kohës.

Tani për tani, Maqedonia e Veriut po luan në skenarin perëndimor. Megjithatë, ajo është duke luftuar në një betejë e cila nuk duket e lehtë për t’u fituar. / Foreign Policy / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy