Mogherini dhe Hahn: Kundër protestave të dhunshme dhe djegies së mandateve

Mogherini dhe Hahn: Kundër protestave të dhunshme dhe djegies së mandateve

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogerini, dhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, kanë reaguar për zhvillimet në Shqipëri. Në një deklaratë të përbashkët, dy zyrtarët e lartë europianë mbështesin të drejtën për të protestuar, por dënojnë çdo nxitje të politikës për dhunë.

“Duke pasur parasysh protestat në Shqipëri sot, ne riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore si një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e demokracisë, por ne fuqimisht denoncojmë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë”, thuhet në deklaratë.

Mogherini dhe Hahn shprehen kundër bojkotit të Parlamentit dhe djegies së mandateve nga opozita.

“Këto vendime dhe akte janë kundërproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të shtetasve shqiptarë dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën e Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian pret që të gjithë anëtarët e Parlamentit shqiptar të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë, të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme dhe deklaratat nxitëse. Ne po ashtu presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”, theksojnë dy zyrtarët e lartë europianë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy