Ka nisur ekzekutimi i vendimit për sekuestrimin e pasurive të Ergys Agasit.
Këtë mëngjes policia zbarkoi tek Equos Resort për të bërë sekuestron.
Gazetari Besmir Pula nga ky resort, tha gjatë një lidhjeje me studion e MCN Live se në këtë sipërfaqe ndodhen edhe vilat e Agasit me sipërfaqe dhe vlerë të madhe.
Dyshohet se edhe vera e Agasit mbahej në këto ambiente ku muaj më parë u bë dhe aksioni ku u gjetën shishet e verës miliona lekë.



