Ukraina, komandanti i marinsave i shkruan Papës: Na ndihmoni të shpëtojnë civilët e Mariupolit

Ukraina, komandanti i marinsave i shkruan Papës: Na ndihmoni të shpëtojnë civilët e Mariupolit

Komandanti i Brigadës së 36-të të Marinës ukrainase, pjesë luftëtarëve që vijojnë të rezistojnë në Mariupolin e rrethuar nga rusët, i ka dërguar një letër Papa Françeskut që të ndërhyjë dhe të ndihmojë popullsinë civile të largohej nga qyteti, i cili ndodhet në fund të fuqisë së tij.

Ka ardhur koha kur nuk mjaftojnë më vetëm lutjet. Ndihmoni në shpëtimin e banorëve të Mariupolit. Pas bombardimit të teatrit, askush nuk e beson më atë që thonë pushtuesit rusë. Përcillni të vërtetën në botë, ndihmoni në evakuimin e njerëzve, për të shpëtuar jetën e tyre nga duart e Satanait, i cili dëshiron të djegë të gjitha qeniet e gjalla.

Shenjtëria juaj, Papa Françesku! Unë nuk jam katolik, unë jam ortodoks. Unë besoj në Zot dhe e di se drita e pushton gjithmonë errësirën. Nuk i kam parë thirrjet tuaja për botën dhe nuk i kam lexuar te gjitha.

Kam më shumë se 50 ditë në rrethim dhe kam kohë vetëm për një betejë të ashpër që zhvillohet në çdo metër të qytetit të rrethuar nga armiqtë. Unë jam një luftëtar, jam një oficer i betuar për besnikëri ndaj vendit dhe jam gati të luftoj deri në fund. Me gjithë forcën dërrmuese të armikut, pavarësisht kushteve çnjerëzore në fushën e betejës, zjarrit të vazhdueshëm të artilerisë dhe raketave, mungesës së ujit, ushqimit dhe ilaçeve.

Gratë me fëmijë dhe foshnja jetojnë në bunkerë. Në uri dhe të ftohtë, të plagosurit vdesin çdo ditë sepse nuk ka ilaçe, ujë, ushqim.

Kështu shkruan majori, Sergiy Volina, i cili i drejtohet Papës duke i thënë se mund të ketë parë shumë në jetën e tij, por kurrsesi atë që po ndodh në Mariupol, “sepse këtu është ferri mbi tokë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy