
<p>Një refugjat irakian, i njohur për djegien në publik të kopjeve të Kuranit, është qëlluar për vdekje në banesën e tij në Sodertalje, Suedi. Mediat lokale raportojnë se ai po bënte një transmetim të drejtpërdrejtë në mediat sociale. Vrasja e Salwan Momika raportohet të ketë ndodhur një ditë para seancës së planifikuar në gjykatë, ku parashikohej të dilte për akuzën e gjuhës së urrejtjes.</p> <p>Momika, një katolik sirian që u vendos në Suedi në vitin 2018, fitoi vëmendjen ndërkombëtare duke organizuar disa demonstrata të djegies së Kuranit në vendin nordik, gjë që shkaktoi protesta në një numër vendesh me shumicë myslimane. Protestat e tij, të cilat filluan në vitin 2023, shkaktuan tensione diplomatike midis Suedisë dhe vendeve duke përfshirë Irakun, Turqinë dhe Pakistanin.</p> <p>Qeveria irakiane kishte kërkuar ekstradimin e tij dhe autoritetet suedeze i nisi procedurat e dëbimit të tij në vitin 2023.</p> <p>Sulmi i së mërkurës thuhet se ndodhi ndërsa 38-vjeçari po transmetonte drejtpërdrejt në Tiktok. Policia suedeze konfirmoi se ka arrestuar pesë persona në lidhje me vrasjen, por nuk ka bërë të ditur detaje rreth identitetit apo motiveve të të dyshuarve. Hetuesit thuhet se po punojnë për të përcaktuar vrasja ka motive politike apo fetare. Momika duhej të dilte sot para gjykatës për akuzën e nxitjes kundër një grupi etnik për organizimin e katër djegieve të Kuranit.</p>



