
Krahas rritjes së çmimeve të tjera, së fundmi kompanitë e përpunimit të qumështit në vend kanë lajmëruar tregtarët e pakicës se çmimet do të rriten pothuajse të gjitha nënproduktet e qumështit, si djathi, gjiza, gjalpi, salca etj, me 10-15%.
Fermeri Dashamir Çela, përmes skype në “MCN live”, pohoi se shpenzimet e aktivitetit për njësitë e përpunimit të qumështit janë rritur deri dyfish, dhe së këndejmi janë të detyruar të rrisin çmimin e të qumështit dhe nënprodukteve të tij.
Ne kemi fermë familjare por këtë vit jemi në krizë të vështirë me të cilën po përballemi. Kemi problem rritjen e çmimit të naftës, rritjen e çmimit të plehrave kimik, të koncentratit që ka shkuar më 100%, pra kostot janë bërë marramendëse, dhe sado të rritet çmimi i qumështit e kemi të pamundur të mbijetojmë nga këto çmimet të larta .
Skema e subvencionimit është minimal, krahasuar me rajonin.
Kriza jonë nuk vjen sot, e kemi paralajmëruar që në vitin 2018, gjatë këtij viti u rriten të gjitha çmimet, dhe në shtator-tetor, ne patëm takim më ministren dhe i thamë se blegtoria shqiptare do të jetë në vështirësi, por se dinim se do të jetë aq krizë e thellë.
Jemi në disfavor të madh me atë që po ndodh. Çmimi i qumështit është rritur me 600 lekë për litër me TVSH, por nuk mbulohen kostot, janë të papërballueshme, ne po sheshim nën kosto, fabrikat po punojnë më 50% të kapaciteteve të tyre.



