Ambasadori izraelit: Masat e marra për ndeshjen nuk janë reklamë e keqe për Shqipërinë

Ambasadori izraelit: Masat e marra për ndeshjen nuk janë reklamë e keqe për Shqipërinë

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Izrael, ka një vëmendje të shtuar për shkak të masave të ndërmarra për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e takimit mes dy kombëtareve. Por për ambasadorin e Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, thotë se ata ndihen shumë të sigurtë në Shqipëri dhe se masat nuk janë të tepruara.

“Autoritetet këtu vendosën që të marrin disa masa sigurie dhe kjo është e kuptueshme, sepse edhe vitin e kaluar u morën masa për një ndeshje futbolli dhe kjo është tërësisht në rregull për ne. Më lejoni të them që ne ndihemi të qetë dhe të sigurtë këtu. Autoritetet kanë qenë shumë të sjellshme me ne dhe jam i sigurtë që gjithçka do të jetë e qetë edhe nesër gjatë ndeshjes.

Nëse autoritetet e sigurisë këtu vendosin që të mbrojnë vendin me mirë për sigurinë e shqiptarëve dhe të huajve, duhet të bëjnë atë që duhet bërë dhe ne e vlerësojmë këtë gje, por ne si ambasadë nuk jemi të përfshirë në këtë gjë”, u shpreh ambasadori Rodkin për Top Channel.

Ambasadori nuk pranoi që kjo situatë është një reklamë e keqe për vendin tonë, por përkundrazi.

“Nuk mendoj se është një reklamë e keqe për Shqipërinë, sepse shteti po merr masa sigurie. Është një shenjë shumë pozitive që janë duke bërë gjithçka që munden apo që e kanë në dorë, për të siguruar që gjithçka të shkojë mirë.

Pati disa akte terroriste në Europë vitet e fundit, kështu që nëse autoritetet e sigurisë këtu vendosin që të marrin disa masa sigurie, ne duhet t’i mbështesim ata.

Sinqerisht nuk mendoj që është një reklamë e keqe për Shqipërinë, por e kundërta”, deklaron ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy