Pianisti dhe kompozitori Red Radoja i kthyer në Shqipëri nga Franca për konkursin “Artepiano”, thotë se nga kategoria hobi u befasua më shumë, pasi gjen njerëz të motivuar që nuk janë në linjën shkollore.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Radoja tha se përditshmëria e tij lidhet me mësimdhënien, në qytetin ku punon në Francë, duke zbuluar se ka qenë i pasionuar në kompozicion dhe muzikologji.
Ai zbuloi se sot ka një konferencë për muzikologjinë, me një analizë disi të veçantë rreth vargut të krijuar.
Në vijim shtoi se koha është e pakët kur kthehet, ngjeshen ato planet që ke dhe ndonjëherë nuk arrin dot ti organizosh siç do doje, por nënvizoi se ka dhe atë adrenalinën pozitive.
Si djali i Guljem Radojës, thotë se është e vështirë të mbartësh diçka të tillë se është një lloj përgjegjësie.
Ka anën e vetë pozitive. Kam dashur të bëhem aktor, mami donte, por babi jo. Kam luajtur nja dy filma. Pianon e kam nisur që 6 vjeç.
Jam rritur në teatrin e Durrësit, në prapaskenë. Ishte moment i vështirë, ai u sëmur në të njëjtën kohë me mua, unë atje, ai këtu.
Ishte problemi i udhëtimit, duhet të dilje negativ nga Covidi. Erdha dhe dy herë se ai ndenji 5 javë në spital, por nuk ia doli.
E mbanim me një lloj humori, por nuk e mendonim se gjërat do merrnin tragjikisht.
Unë për shkak të një vështirësie në frymëmarrje skuqesha, dhe ai bënte humor me pamjen time.
Nëna thoshte unë jam i shqetësuar për djalin, ndërsa unë u thosha që jam i shqetësuar për ju.
Fakti që kur kam ardhur, ai u përmirësua, ika, erdha sërish, ika, por pas dy ditësh im atë nuk ishte më.
Kur jam kthyer, fakti që nuk lejohej të hapej arkivoli, nuk e pashë.
Lë një lloj pikëpyetje, që nuk e pashë.



