
Gratë nga vendet skandinave janë të njohura për fuqinë e tyre të brendshme. Nëse gërmon pak më thellë, e kupton se ka një filozofi të tërë prapa ritualeve të tyre të zakonshëm të përditshëm. Kjo nuk do të thotë që kanë një kulturë ndryshe nga gratë në shumë vende të botës, mes tyre edhe në Shqipëri.
1.Marrin iniciativën në punë dhe në jetën e tyre personale.

Në punë, ata garojnë me burrat për pozicione. Dhe në një marrëdhënie romantike që lulëzon, ata nuk presin që personi tjetër ta bëjë i pari hapin: ato dërgojnë mesazhin e parë, e ftojnë për një takim ose flasin hapur për martesën.
2.Nuk janë amvise tradicionale.

Përgjegjësitë në shtëpi janë të ndara në mënyrë të barabartë mes dy partnerëve: një grua suedeze nuk do ta kalojë ditën e saj të lirë në kuzhinë ndërsa burri i saj shikon TV. Marrëdhëniet familjare ndërtohen duke marrë parasysh interesat e të dy bashkëshortëve. Për shembull, baballarët shpesh janë të ngarkuar të kujdesen për fëmijët.
3.Nuk kanë turp nga mosha e tyre.

Shumica e grave skandinave nuk bëjnë injeksione bukurie ose operacione plastike, nuk lyejnë thinjat dhe nuk veshin të brendshme të ngushta gjatë gjithë kohës. Ato besojnë se çdo fazë e jetës ka avantazhet dhe disavantazhet e veta, dhe shijojnë çdo moshë. Gratë e moshuara daneze besohet se janë më të lumturat në Evropë. Shkencëtarët e shpjegojnë kështu: me kalimin e moshës, njerëzit e kuptojnë se çfarë i bën ata të lumtur, dhe përpiqen të jetojnë jetën në atë mënyrë.
4.Nuk ndjekin modën.

Gratë skandinave nuk u pëlqen të blejnë rroba të reja gjatë gjithë kohës: ato nuk blejnë një palë pantallona ose një fund që do të duket shkëlqyeshëm vetëm për këtë sezon. Ato kryesisht blejnë rroba të shtrenjta me cilësi të lartë që duken shumë mirë. Veshjet e tyre janë ato baziket, por të shtrenjta për shkak të materialeve të mira. Vajzat norvegjeze pëlqejnë shumë veshjet e bëra prej leshi.
5.Nuk gatuajnë shumë.

Gratë skandinave i zëvendësojnë vaktet komplekse me sanduiçe. ‘Matpakke’ është një traditë norvegjeze e paketimit të drekës në letër dylli. Sanduiçe të tilla janë të shkëlqyera për t’u ngrënë shpejt dhe për të përdorur pjesën tjetër të drekës për të pushuar ose për të bërë diçka interesante.
6.Nuk e humbin durimin ose nuk bëjnë skena.

Këta pasardhës të Vikingëve nuk bëjnë kurrë skena, por i kalojnë konfliktet duke zhvilluar biseda të qeta. Nga njëra anë, e bën komunikimin me ta shumë të rehatshëm dhe të parashikueshëm; nga ana tjetër, kjo i bën ata të duken të ftohtë dhe të rezervuar, gjë që e bën më të vështirë për të kuptuar emocionet e tyre të vërteta.
7.Vishen sipas motit.

Vajzat skandinave nuk do të zgjedhin modën para prakticitetit. Gratë nordike duan të krijojnë pamje me stil për mot të ftohtë, por nuk do të sakrifikojnë rehatinë për hir të pamjes. Ata i duan rrobat e ngrohta: triko, pallto, shalle të mëdha, kapele dhe dorashka.
8.Nuk ushtrohen për t’iu përshtatur standardeve të shoqërisë.

Në Skandinavi, është e rëndësishme të mos lodheni me ushtrime; në vend të kësaj, preferojnë të praktikojnë sporte që u japin kënaqësi. Vajzat do të zgjedhin skinë ose shëtitjet në pyll sesa të shkojnë në palestër çdo ditë. Kjo është arsyeja pse ‘ecja nordike’ po bëhet kaq popullore në të gjithë botën - kjo jo vetëm që i bën muskujt e këmbëve më aktivë dhe përmirësojnë funksionet e mushkërive dhe zemrës, por gjithashtu të vë në një gjendje shpirtërore më të mirë.
9.Nuk mbajnë bizhuteri që bien shumë në sy.

Nëse kanë bizhuteri, është shumë minimaliste. Jo byzylykë të mëdhenj dhe prej floriri. Aksesorët e përditshëm janë elegant, të kombinueshëm dhe të përjetshëm. Gratë skandinave mund të mbajnë një palë vathë për vite me radhë.
10.Nuk martohen thjesht sepse "është normë".

Gratë në Skandinavi vlerësojnë lirinë e tyre. Ata mund të kenë një fëmijë dhe të mos jenë të martuara, dhe kjo nuk do të thotë që nuk janë të lumtura. Qeveria suedeze nxit lindjen e fëmijëve dhe mbështet familjet me një prind.
Burimi: BrightSide



