Meta dekreton emërimin në detyrë të ministrave Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi (VIDEO)

Meta dekreton emërimin në detyrë të ministrave Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar menjëherë emrat e dy ministrave të rinj.

Kreu i shtetit ka dekretuar Bledi Çuçin si ministër të ri Brendshëm dhe Milva Ekonomin, në postin e ministres së Bujqësisë.

Çuçi do të pasojë Sandër Lleshaj pas dorëheqjes së këtij të fundit për shkak të vrasjes së nje 25 vjeçari nga një efektiv i policisë. Pas largimit të Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Sandër Lleshaj, Bledi Çuçi është i katërti ministër që i besohet një nga institucionet më të rëndësishme.

Gjatë qeverisjes së socialistëve, detyrat më të larta që ka mbajtur Bledi Çuçi janë si ministër Shteti për Çështjet vendore dhe prej 2019 Ministër i Bujqësisë.

Po ashtu kreu i shtetit ka dekretuar Milva Ekonomin si ministre të Bujqësisë.

Emrat e ministrave të rinj nga qeveria i kanë shkuar presidentit mëngjesin e sotëm, ndërsa i ka dekretuar menjëherë, duke mos u bërë kështu pengesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy