Incidenti me Vjosa Osmanin/ Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut

Incidenti me Vjosa Osmanin/ Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut

Ministrja e Jashtme e Kosovës bën me dije se i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut për incidentin në Aeroportin e Shkupit në të cilin u përfshi presidentja Vjosa Osmani.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se: “Presidentja Osmani u ballafaqua me trajtim të papërshtatshëm dhe të kundërligjshëm nga pjesëtarët e sigurimit të Aeroportit”.

“Ministrja Gërvalla ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident. Njëkohësisht, është kërkuar që autoritetet maqedonase të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë.

Presidenca ka deklaruar se në vend të kërkimfaljes, dje dhe sot MPB e Maqedonisë së Veriut ka arsyetuar në tërësi kërkesën e sigurimit të aeroportit për ta marrë dhe për ta vendosur në skaner telefonin personal të Presidentes së Republikës së Kosovës, i cili përdoret nga kreu i shtetit edhe për komunikime zyrtare për çështje të sigurisë nacionale.

Presidentja me të drejtë ka refuzuar një gjë të tillë, bazuar edhe në këshillat që për vite me radhë i merr nga vet institucionet e sigurisë. Në fakt sot edhe a Aeroporti i Shkupit, por edhe vet MPB e Maqedonisë pranuan se urdhëri ishte dhënë nga MPB e Maqedonisë së Veriut për një kontrollë të tillë, i cili bie ndesh në tërësi me rregullat e trajtimit të krerëve të shtetit sipas praktikave diplomatike”, thuhej në reagimin e Presidencës.

Sipas Presidencës, kryetares së shtetit Vjosa Osmani është tentuar t’i merret telefoni nga sigurimi i Aeroportit të Shkupit të enjten, madje është tentuar të shtyhet edhe fizikisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy