
Një vorbull gjigante e bardhë, e rrethuar nga bluja e oqeanit.
Uragani Florence që po kërcënon bregun lindor të SHBA-ve është fotografuar nga astronauti Alexander Gerst, i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA), e cila ndodhet në misionin “Blu Dot” në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.
Pamjet tregojnë përmasat gjigante të uraganit.
Fotografit i është dashur një kënd i gjerë për të kapur të gjithë pamjen, nga kuota 400 km mbi sipërfaqen e Tokës, direkt mbi “syrin” e uraganit.



