Ish-kreu i LSI-se Petrit Vasili me ane te nje statusi ne “Facebook”, ka reagur lidhur me kerkesen per doreheqje, qe u ka bere Rama drejtoreve te spitaleve rajonale dhe bashkiake.
Ne statusin e tij Vasili shkruan se pse Rama, nuk shkarkon veten por drejtoret duke ua vene atyre fajin.
Statusi i plote
Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë sepse:
1. Shpartalloi financimin e shëndetësisë me koncesionet.
2. Centralizoi në Ministrinë e Shëndetësisë të gjithë tenderat.
3. Centralizoi çdo emërim në Ministrinë e Shëndetësisë.
4. Dështoi totalisht me “shëndetësinë falas”.
Shkatërroi çdo element të autonomisë spitalore me ndërgjegje të plotë.
Tani fajin ia paskan drejtorët, që i zhveshi nga çdo kompetencë.
Jo! Fajtori i vetëm është kryeministri, i cili rrënoi shendetësinë me anti-strategjinë “të shkatërrojmë gjithçka në emër të shëndetësisë falas”, megjithëse në shëndetësi e pati timonin vetë, që nga dita e parë.
Po ky kryeministër, pse nuk e shkarkon veten?
Ndersa Rama sot u shpreh se mungesa e pastërtisë në spitalet tona është pikërisht përgjegjësi e atyre që i menaxhojnë spitalet. Ai nuk nguroi të thotë se ashtu si godinat edhe drejtorët janë bërë pis.
“Kjo është plagë e trashëguar, por pastërtia është A-ja. Nuk besoj se spitalet para viteve 90-të ishin shëmbëlltyrë e ultrafinancimit, por po të krahasosh nivelin e higjienës pastërtisë dhe nivelit të gatishmërisë nuk jemi 27 vjet para, por 270 vjet pas”, tha Rama.



