Gjatë fjalës së tij në një aktivitet të Dhomës së tregtisë amerikane në Tiranë, ambasadori amerikan Donald Lu është ndalur në mesazhe të qarta në lidhje me efektet e Reformës në Drejtësi në vend.
Këto deklarata të ambasdorit amerikan vijnë në një kohë kur situata politike në vend është shumë e tensionuar, por Lu u shpreh se është realist dhe se të ardhmen e Shqipërisë e shikon me përparësi të mëdha.
Ambasadori ka shprehur vendosmërinë e tij se SHBA do të mbështesin qeverinë shqiptarë në luftën kundër krimit të organizuar.
Në mesazhin e tij ambasadori amerikan theksoi ndër të tjera se këtë vit me zbatimin e reformës në drejtësi do të krijohen më shumë mundësi për biznesmenët, dhe investimet kombëtare në Shqipëri.
Po ashtu, me humor ai theksoi se nuk është optimist, por thjesht realist.
Në këtë takim qe po mbahet te Dhoma Amerikane e pranishme është dhe ministria e Ekonomisë Milva Ekonomi.



