
Teksa na ndajnë 48 orë nga zgjedhjet parlamentare në vend, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK) me një mesazh të fortë.
Kim i kërkon SPAK të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirisht dhe në paqe.
“Ne e nxisim SPAK-un të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive për krimet e zgjedhjeve.



