Shkodër, drejtori i Hipotekës arrestohet për korrupsion, në pranga edhe një punonjëse

Shkodër, drejtori i Hipotekës arrestohet për korrupsion, në pranga edhe një punonjëse

Policia e Shkodrës pas një urdhri të prokurorisë ka ndaluar shtetasin Zamir Leka, drejtor i hipotekës në Shkodër si dhe nëpunësja Frida Mirashi.

Ndalimi i tyre është bërë në zyrat e Hipotekës me akuzën e korrupsionit.

Zamir Leka, anëtar dhe simpatizant i Partisë Socialiste ne Velipojë, u vendos në krye të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme të Shkodrës në janar të këtij viti.

Policia ka shkuar aty duke e prangosur drejtorin dhe duke e shoqëruar në komisariatin e policisë vendore.

Vetëm pak ditë më parë, prokuroria lëshoi urdhër-ndalimi edhe për shtetasin Mirjam Bletaj, ish-jurist në hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasin Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj. Ky i fundit pronar i një objekti që ishte i gatshëm të paguante para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar certifikatën e pronësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy