
Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar Lëvizja Bashkë e udhëhequr nga Arlind Qori ka zhvilluar këtë të shtunë protestë kundër korrupsionit në sheshin “Skëndërbej”.
Pavarësisht motit të keq, qytetarë të Tiranës i janë përgjigjur thirrjes së Lëvizjes Bashkë për të protestuar kundër korrupsionit.
Lëvizja Bashkë bëri me dije se të rinj, pesionistë, punëtorë, profesionistë dhe përfaqësues të shtresave të ndryshme shoqërore u mblodhën në shesh për të ngritur zërin.
Lëvizja Bashkë paralajmëroi sërish protestë javën e ardhshme.



