Volumi i ulët tregtar Kosovë-Shqipëri, Spahiu: Shqiptari ka më shumë besim tek i huaji, edhe mekanizmat ligjorë nuk e favorizojnë

Volumi i ulët tregtar Kosovë-Shqipëri, Spahiu: Shqiptari ka më shumë besim tek i huaji, edhe mekanizmat ligjorë nuk e favorizojnë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy, analisti Nexhmedin Spahiu ka komentuar arsyet pse shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë vijon të mbetet i ulët, pavarësisht afërsisë gjeografike dhe lidhjeve kombëtare. 

 

Sipas tij, një nga faktorët kryesorë është mungesa e besimit të ndërsjellë, ku shqiptari shpesh ka më shumë besim tek produktet e huaja sesa tek ato të një shqiptari tjetër, duke e bërë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve të vështirë dhe të kufizuar.

 

Shqiptari më shumë ka besim tek i huaji se tek shqiptari.

 

Do duhej që këmbimi të ishte shumë më i madh. E vërteta është që shqiptari nuk beson në cilësinë e një produkti të një shqiptari tjetër. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhënien Kosovë-Shqipëri. Janë mekanizmat ligjorë që krijojnë mosbesim. Nëse bën marrëveshje me kompani gjermane, në rast të çdo avarie ke gjykatat gjermane që nuk të falin. Kërko drejtësi tek gjykatat e Kosovës dhe Shqipërisë, dihet si shkon puna. Është kultura e mashtrimit, mosbesimi. Shteti merret me folklorizëm politik sesa me gjëra konkrete. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy