
Të plakesh dhe të kesh frikë nga vdekja. Ky është hezitimi që na pret të gjithëve gjatë diskutimeve.
Por për këtë fazë të jetës, nuk duhet të kesh frikë, thotë për “Zgjohu me MCN”, Miron Cako, teolog.
Nuk kam frikë nga pleqëria por nuk na pëlqen. Njeriu lulëzon si lulja e barit, fryn erdha dhe nuk dihet se ku e ka pasur vendin, këtë lloj dialektike të jetës duhet ta pranojmë.
Kur vijmë te pleqëria, nuk e pranojnë, jo vetëm nuk na pëlqen se po humbin risinë e jetës, vitaliteti, fuqisë, por është diçka një paradoks që nuk vërtetohet as shkencërisht se pse jeta stopon kur qelizat nuk riprodhojnë më.
Për teologun Cako, pleqëria është e domosdoshme sepse mu aty është mbledhur e gjithë përvoja e jetës andaj si të tillë duhet respektuar mosha e tretë.
Jeta është një aktivitet, kur ti nuk ke një aktivitet atëherë jeta nuk ka më kuptim.
Do ta pranosh vdekjen kur të vijë, sepse ne kemi një proces mbjelljeje, rritjeje, krijimi dhe vdekje.
Pleqëria tregon frutat që ke ti, nëse ke bërë jetë të mirë, do kesh pleqëri të ëmbël, nëse ke bërë një jetë jo të mirë, frutin e ke të hidhët.
Pleqëri të duket angari, të gjithë do plakemi, por pleqëria është e domosdoshme, e para se pleqëria ka mbledhur të gjithë përvojën e jetës dhe është e nevojshme për këshilla, se kanë eksperiencën e jetës.
Duhet respektuar të vjetrit, jo vetëm ti ushqesh ata. boll që ti thërrasësh prindërit në emër, tregon mungesë respekti, është bërë modë, se duket se i u rrite, ti e barazon me veten, ai do mbetet nënë dhe baba deri në fund.



