Reshjet e shiut përmbytin disa rrugë dhe fshatra të Shkodrës

Reshjet e shiut përmbytin disa rrugë dhe fshatra të Shkodrës

Shkodra është përfshirë nga një stuhi e fortë dhe reshje të dendura shiu që për disa orë kanë përmbytur disa rrugë të qytetit dhe shumë prej fshatrave.

 Gjatë orëve të natës pedonalja në qendër të qytetit është përmbytur nga rrebeshi i shiut.

Ndërkohë fshatra të ndryshëm të njësisë Rrethina, pjesë e bashkisë Shkodër kanë dhjetëra hektar tokë të përmbytur ndërsa në disa raste ka edhe banesa që kanë pësuar dëme të ndryshme.

Po ashtu në rrugën e zonës turistike të Shirokës pranë liqenit të Shkodrës gjatë natës ka patur probleme me rrëshqitjet e dheut duke vështirësuar kështu qarkullimin rrugor.

Institucionet, bashkia Shkodër dhe Prefektura e Qarkut Shkodër janë angazhuar që në orët e para të mëngjesit duke nisur punën për evidentimin e dëmeve të mundshme dhe normalizimin e situatës.

Aktualisht reshjet e shiut në Shkodër kanë ndaluar dhe rrugët e qytetit që u bllokuan gjatë natës nuk kanë më prezencë uji por kjo situatë gjatë natës ka frikësuar pronarët e subjekteve të ndryshme kryesisht në pedonale.

Nata është shoqëruar me stuhi, vetëtima dhe një rrebesh i pazakontë shiu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy