Aktori Roger Moore, i cili mbahet mend për të gjithë për rolin kryesor në filmin e famshëm “James Bond”, ka vdekur sot në moshën 89-vjeçare, njofton familja e tij.
Ai ka vdekur në Zvicër pas një beteje të shkurtër me kancerin, njoftojnë fëmijët e tij në rrjetin social “Twitter”.
“Me zemër të thyer duhet ta japim lajmin e tmerrshëm se babai ynë, Sir Roger Moore, vdiq sot. Jemi të shkatërruar,” shkruan në Twiter familja e tij.
Legjenda e kinematografisë, Roger Moore, ishte aktori i parë që ka luajtur rolin e James Bond.
Sir Roger Moore kishte vizituar fëmijët kosovarë në kampet e refugjatëve në Maqedoni në vitin 1999.
Në atë kohë aktori ishte ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it.



