Marrëveshja me Dubain për Portin e Durrësit/ Tomorri: Projekt abuziv. Mos të merren me biftekun (VIDEO)

Marrëveshja me Dubain për Portin e Durrësit/ Tomorri: Projekt abuziv. Mos të merren me biftekun (VIDEO)

Gazetari Klodian Tomorri e ka konsideruar marrëveshjen e qeverisë shqiptare më Dubain për ndërtimin e portit të Durrësit si një projekt aventurier dhe abuziv për të cilin do të paguajnë taksapaguesit shqiptarë.

Në një intervistë për MCN TV, Tomorri është shprehur se investimet e huaja në Shqipëri nuk mund të vijnë përmes marrëveshjve të fshehta, pasi ky projekt parashikon të zhvendosë portin e mallrave ku janë investuar qindra miliona euro për modernizimin e tij.

Nga ky projekt parashikon t'i jepet kompanisë  mbi 100 e ca hektarë tokë. Ikën porti i mallrave, dhe arabët ndërtojnë hotele, resorte, apartamente për t’i shitur më pas. Porti i mallrave ku janë investuar 100 e ca mln euro, për modernizimin e portit këto fshihen për të paguar të tjera para. Është një projekt aventurier, abuziv dhe jo transparent. Është vendi i vetëm ku investimet e huaja sillen përmes marrëveshjeve të fshehta, nuk është kjo rruga. Ky është një problem i madh që sjell dhe shumë probleme të tjera” , tha Tomorri.

Ky projekt sipas Tomorrit është jo transparent dhe i pabazuar në akte ligjore.

“Pala e interesuar për këtë projekt ëshët kompania ‘Emaar’. Gjithë projekti është jo trasnparent dhe jo i qartë, asnjë akt ligjor se si kemi arritur në këtë marrëveshje. Formalisht nuk kemi të bëjmë me një koncesion të pakërkuar, pasi që nga 2008 ligji i ka ndaluar. Por kanë gjetur një mënyrë tjetër për të shkuar te një projekt, i cili është problematik, për mënyrën dhe ligjin si do funksionojë Porti i Durrësit. Është hera e parë që Qeveria Shqiptare kalon një marrëveshje të tillë, që nuk u nënshtrohet tenderave. Ka pasur një rast tjetër që ishte fantazëm, i porti të Karpenit në Kavajë, por u bë për qëllime të tjera”, është shprehur ai.

Prezencën e biznesmenit Samir Mane në darkën e shumëpërfolur në Dubai së bashku me anëtarë të tjerë të qeverisë, por jo vetëm, Tomorri e ka konsideruar si problematike.

Sipas tij, ky veprim konsiderohet si një sinjal i pastër në kufijtë e konfliktit të interesit dhe se janë ministrat që kurrsesi nuk duhet të ulen në një tryezë me biznesmenë.

“Nuk kemi detaje mbi atë që do ndodhi. Nuk ka ministra që ulen me biznesmenë në darka, sinjal i qartë në kufijtë e konfliktit të interesit. Kjo është pjesa problematika e prezencës së Manes. Është problemi i ministrave që ulen me të. Kurse zoti Mane është në të drejtën e tij”.

 Tomorri thotë së marrëveshja me Dubain po kalohet në heshtje, ndërkohë që të gjithë merren më biftekët që hëngrën ministrat, por sipas tij nuk është ky problemi i vërtetë.

"Marrëveshja e qeverisë me Duabin kalohet në heshtje nga Presidenti. Pas presidentit kryetari i opozitës del publikisht, nuk merret me projektin që është thelbi, por merret me biftekët e ministrave. Jetojmë në Shqipëri dhe nuk mendoj se ka njeri që mendon se ministrat kur dalin jashtë hanë sufllaqe. Nuk ka ardhur e keqja nga darkat e ministrave, por nga marrëveshjet që janë bërë”, është shprehur Tomorri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy