Rakiç: Nuk do të ketë mur tjetër në Veri të Mitrovicës

Rakiç: Nuk do të ketë mur tjetër në Veri të Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, mohon se do të ngritet një mur tjetër, një ditë para fillimit të punimeve në Veri të Mitrovicës për realizimin e projektit për revitalizimin e Urës së Ibrit.

Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, me lehtësimin e bashkësisë ndërkombëtare, në fundjavë arritën një marrëveshje, me të cilën pengesa mur, e lartë 2 metra, ra dje.

Në kuadër të saj, palët janë pajtuar edhe planin e ri në lidhje me sheshin që do të shtrihet në rrugën ‘Mbreti Petar’, të cilin Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut e shpjegon në detaje për RTV Dukagjinin.

“Ne jemi marr vesh atë murin ekzistues ta rrënojmë si dhe ta ndërtojmë një strukturë me dizajn të ri, për të cilën jemi marr vesh me gjithë aktorët e përfshirë në dialog. Unë do ta shpjegojë se si do të duket kjo strukturë e re. Do të thotë nuk do jetë mur, por do jeni disa si shtylla të vendosura në zonën e këmbësoreve, të cilat mund të largohet në rastet emergjente që lidhet me zjarrfikësit apo raste të tjera që llogariten si emergjente dhe mund te hyhet në zonën e këmbësorëve”, tha ai.

Zona ku do të vendosen kunjat, do ta zë një hapësirë prej 9 metrash, pjesa tjetër ndërkaq, do të jetë e rrethuar nga zhardenierë betoni, që në to do të mbillen gjelbërim, dhe do të zgjaten deri te përfundimi i rrethit që lidhet me rrugën, e cila çon për në Suhadoll.

Në to, me pamje nga sheshi, do të mbahen stola të punuara prej druri, gjersa struktura me dizajn të ri do të zhvendoset dy metra larg vendit ku ishte ndërtuar muri ilegal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy