OSHEE pezullon dy punonjësit nga puna për korrupsion

OSHEE pezullon dy punonjësit nga puna për korrupsion

Dy punonjës të OSHEE-së u pezulluan nga puna pas denoncimit në emisionin investigative “Stop”. Punonjësit e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike u shfaqën në një video teksa favorizonin një biznes debitor në këmbim të një shume parash.

Reagimi i OSHEE-së

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndoqi me vëmendje rastin e denoncuar mbrëmjen e së martës në emisionin investigativ “STOP” në Televizionin Klan, ku u pretendua se dy punonjës të kompanisë favorizuan një biznes debitor në këmbim të parave.

OSHEE kreu menjëherë identifikimin e personave të shfaqur në video dhe mori masën e pezullimit nga detyra për shtetasin F.Beshi me pozicion Shef Grupi Operativ dhe H.Nika me pozicion elektricist.

OSHEE do të ndjekë të gjithë hapat ligjore me depozitimin e materialeve në organin e akuzës me synim zbardhjen e plotë të asaj çka u transmetua në emisionin investigativ. Paralelisht, do të kryhet verifikimi i subjektit privat i cili u pretendua të jetë favorizuar nga dy punonjësit e lartpërmendur për rilidhjen e energjisë në shkelje të ligjit.

Sakaq, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike falenderon emisionin investigativ “STOP” për këtë denoncim ashtu sikurse inkurajon median që të kontribuojë maksimalisht në përpjekjen e kompanisë për të ndëshkuar çdo punonjës që kryen veprime antiligjore.

OSHEE shpreh vendosmërinë për të mos toleruar asnjë rast abuzimi nga punonjësit apo abonentët ndërsa insiston se ligjshmëria në konsumin e energjisë elektrike është një detyrim për çdo abonent biznes apo familjar qoftë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy